Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03/2026 11:27

Shtetet e Bashkuara thanë se nisën sulme ushtarake parandaluese kundër Iranit, pasi arritën në përfundimin se Teherani po përgatitej të përdorte arsenalin e tij të raketave kundër forcave amerikane dhe aleatëve, dhe nuk kishte ndërmend të pranonte kufizime domethënëse për programin e tij bërthamor. Gjatë një bisede me gazetarë, zyrtarë të lartë të administratës argumentuan se informacionet e inteligjencës për një sulm të mundshëm të Iranit si veprim paraprak, të kombinuara me atë që e përshkruan si dështim të negociatave bërthamore, e lanë presidentin amerikan Donald Trump “pa zgjidhje tjetër” përveçse të vepronte. Sipas tyre, vendimi u udhëhoq nga ajo që e cilësuan si një kërcënim i dyfishtë: ambicia afatgjatë e Iranit për të siguruar armë bërthamore dhe kapacitetet e tij të menjëhershme konvencionale me raketa. Një zyrtar tha se administrata besonte se arsenali iranian i raketave balistike, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, përbënte një “rrezik të papranueshëm” për forcat amerikane në rajon. Veprimi para se këto raketa të lëshoheshin, sipas tij, do të zvogëlonte ndjeshëm viktimat e mundshme krahasuar me pritjen që Irani të godiste i pari. Ai shtoi se inteligjenca amerikane sugjeronte se Irani mund të përdorte raketat e tij në mënyrë parandaluese ose si përgjigje ndaj çdo veprimi kundër tij. Sipas zyrtarëve, Irani ka refuzuar të diskutojë kufizime për programin e tij të raketave balistike, një qëndrim që ata e cilësuan të papranueshëm.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58