Autoritetet iraniane kanë njoftuar planin e ri lidhur me Ngushticën e Hormuzit, i cili pritet të miratohet shumë shpejt nga parlamenti. Sipas sistemit të ri, asnjë kalim në pikën strategjike të Hormuzit nuk do të lejohet pa lejen e Iranit. Po ashtu, autoritetet paralajmëruan se do të vendosen tarifa tranziti, me argumentin se ruajtja e sigurisë dhe ofrimi i shërbimeve për anijet që kalojnë nëpër Ngushticës së Hormuzit ka kosto. Po ashtu, Irani paralajmëroi se do të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, duke pretenduar se ka humbur rëndësinë e tij pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit nga Izraeli dhe SHBA-të.