Top News/ Irani po kërkon kokën e Trumpit / Inteligjenca njofton ish-Presidentin për rrezikun
25/09/2024 12:06

Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë, tha fushata e kandidatit republikan. “Presidenti Trump u njoftua sot nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në lidhje me kërcënimet e vërteta dhe specifike nga Irani për ta vrarë atë, në përpjekje për destabilizim dhe për të shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara”, tha fushata e Trumpit në një komunikatë të martën. Ajo tha se zyrtarët e inteligjencës kanë zbuluar se kërcënimet iraniane “janë rritur në muajt e fundit” dhe se zyrtarët e Qeverisë amerikane janë duke punuar për ta mbrojtur Trumpin dhe për t’u siguruar se zgjedhjet nuk do të ndikohen. Trump tha më herët në faqen e vet Truth Social se Irani përbën “kërcënim të madh” për jetën e tij, duke shtuar se përpjekjet e Iranit ishin të pasuksesshme “por ata do të tentojnë përsëri”. Irani e ka mohuar në të kaluarën çdo pretendim të SHBA-së se po ndërhyn në çështjet amerikane. Autoritetet amerikane janë duke i hetuar ndaras një tentim për ta vrarë Trumpin në fushën e tij të golfit në Floridë në shtator, dhe një incident me të shtëna në tubimin e kandidatit republikan për president më 13 korrik në Pensilvani. Nuk ka tregues se Irani ka qenë i përfshirë në ndonjërin prej këtyre incidenteve. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thanë javën e kaluar se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së Trumpit. Ato thanë se kjo ishte një tjetër përpjekje e Teheranit për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA. Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Kamala Harrisin si zëvendësuese të tij. Në gusht, Shtetet e Bashkuara e akuzuan Iranin se kreu operacione kibernetike kundër fushatave të dy kandidatëve për president amerikan. Irani i mohoi akuzat.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20