Një burim i lartë i sigurisë iraniane ka thënë se përballja e Teheranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin është zgjeruar në një luftë rajonale, duke paralajmëruar për hakmarrje më të gjerë që mund të synojë infrastrukturën kritike në të gjithë Lindjen e Mesme. “Siç premtuam, ne hymë në një luftë rajonale në përgjigje të sulmit të (Presidentit të SHBA-së Donald) Trump dhe (Kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu”, tha burimi për CNN në një mesazh të shkruar të enjten. Burimi shtoi se Teherani “është i bindur se Trump ishte dhe është në dijeni të detajeve të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe vrasjeve të zyrtarëve politikë iranianë”. Ai paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit “nuk do të kthehet në kushtet e paraluftës”, duke përsëritur kërcënimet e mëparshme se rruga ujore strategjike do të ndërpritej nëse Irani sulmohej. Komentet vijnë ndërsa tensionet përshkallëzohen pas asaj që burimi e përshkroi si një fazë të re të konfliktit. Ai akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për nisjen e një “lufte infrastrukturore” kundër Iranit pa “llogaritje të duhura”.