Top News- Irani përgatit planin e sulmit kundër SHBA: Trump ‘bixhozxhiu’, do marrësh përgjigje
23/06/2025 14:38

Irani ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të marrin shumë shpejt përgjigjen ndaj sulmeve që kryen në tre centralet bërthamore. Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe ka shkelur "tokën e shenjtë" të Iranit. Ai tha se SHBA-të do të përballet me "pasoja të rënda, të paparashikueshme" përmes "operacioneve të fuqishme". Po ashtu ai foli dhe në anglisht ku pati një mesazh në drejtim të presidentit Donald Trump të cilin e quajti Bixhozxhi. "Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë - por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!", kërcënoi Zolfaghari. Mesazhe kërcënuese janë lëshuar dhe nga ushtarakë të tjerë të lartë të ushtrisë iraniane. Mediat vendase kanë publikuar një video ku shihet komandanti i përgjithshëm i Iranit, Amir Hatami, duke folur me kolegët e tij oficerë në një dhomë operacionesh. Në video, ai thotë se sa herë që SHBA-të kanë kryer “krime” kundër Iranit në të kaluarën, ata “kanë marrë një përgjigje vendimtare dhe këtë herë do të jetë e njëjta gjë”. Ndërkohë, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se SHBA-të kanë hapur mundësinë që forcat e tij të ndërmarrin "çdo veprim" kundër trupave amerikane. Ai shtoi se Irani "nuk do të tërhiqet kurrë". Nga ana tjetër ushtria izraelite njoftoi sulme të tjera në gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e fluturimit. Në një postim në rrjetet sociale, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se objektivat ishin në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror. IDF sqaroi se nga sulmet me dronë u shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një aeroplan furnizimi me karburant dhe një helikopter sulmi AH-1 Cobra. Gjithashtu thuhet se pistat dhe bunkerët nëntokësorë janë dëmtuar. Ndërkohë Irani ende nuk e ka konfirmuar sulmin.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57