Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë për BBC, paralajmëroi se çdo përpjekje për rifillimin e bisedimeve diplomatike me SHBA-në do të dështojë nëse Uashingtoni nuk ndalon sulmet ndaj Iranit. Sipas tij, administrata Trump ka shprehur përmes ndërmjetësve gatishmërinë për të negociuar, por nuk ka dhënë garanci për ndalimin e operacioneve ushtarake gjatë dialogut.