Top News – Irani paralajmëron SHBA-në / Bisedimet bërthamore do dështojnë nëse…
19/05/2025 13:47

Bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës "nuk do të çojnë askund" nëse Uashingtoni këmbëngul që Teherani të ulë aktivitetin e tij të pasurimit të uraniumit në zero, citoi media shtetërore të hënën zëvendësministrin e jashtëm të vendit. I dërguari special i SHBA-së Steve Ëitkoff përsëriti qëndrimin e Uashingtonit të dielën se çdo marrëveshje e re midis SHBA-së dhe Iranit duhet të përfshijë kushtin për të mos pasuruar uranium, një rrugë e mundshme kjo për zhvillimin e bombave bërthamore. Teherani thotë se programi i tij i energjisë bërthamore ka qëllime tërësisht paqësore. "Pozicioni ynë mbi pasurimin është i qartë dhe ne kemi deklaruar vazhdimisht se është një arritje kombëtare nga e cila nuk do të tërhiqemi", tha zyrtari iranian. Gjatë vizitës së tij në rajonin e Gjirit javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se një marrëveshje ishte shumë afër, por se Irani duhej të lëvizte më shpejt. Uashingtoni po i ndërlikon negociatat duke shprehur pikëpamje të ndryshme në publik nga ato që diskutohen privatisht gjatë bisedimeve, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane të hënën. "Pavarësisht se dëgjuam deklarata kontradiktore nga amerikanët, ne ende po marrim pjesë në negociata", shtoi Esmail Baghaei, ndërsa të dyja palët prisnin që Omani, që po ndërmjetëson bisedimet, të njoftonte një raund të pestë negociatash. Gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore që vendosi kufizime të rrepta në aktivitetet e pasurimit të Teheranit në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ndërkombëtare. Trump, i cili e quajti marrëveshjen e 2015-ës të njëanshme, që favorrizonte Iranin, gjithashtu rivendosi sanksionet gjithëpërfshirëse të SHBA-së ndaj Republikës Islamike. Kjo e fundit u përgjigj duke përshkallëzuar pasurimin.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54