Irani u ka thënë njerëzve në një pjesë të qytetit izraelit të Haifës të evakuohen. Autoritetet iraniane thanë se ata janë në rrezik për jetën pasi zona do të bombardohet. Haifa është goditur nga sulmet iraniane gjatë javës së kaluar. Ushtria izraelite thotë se shumica e sulmeve janë kapur, por disa prej raketave kanë goditur infrastrukturën e qytetit, duke lënë dhe viktima e të plagosur.