Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar Izraelin se do të përballet me një "vale të re sulmesh tronditëse" nëse "mizoritë" e tij në Gaza nuk do të ndalen. Deklaratën e bëri zëvendës-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Fadavi, i cili u bëri jehohë edhe kërcënimeve të liderit supremt të Iranit Ajatollah Ali Khamenei. "Goditjet e frontit të rezistencës kundër regjimeve sioniste do të vazhdojnë derisa ky 'kancer' të eliminohet nga harta botërore", tha Ali Fadavi.