Irani nuk do të ndalojë aktivitetet e tij të pasurimit të uraniumit, derisa Shtetet e Bashkuara të shfuqizojnë sanksionet, ka thënë një zyrtar i lartë, raporton televizioni shtetëror iranian. Mediat amerikane kanë raportuar se Uashingtoni planifikon të ofrojë një propozim të ri për bisedime. Raporti i televizionit iranian citoi zyrtarin të thoshte se Teherani do të vazhdojë të shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet.