Top News – ‘Irani nuk ka paguar ende çmimin’ / Trump paralajmëron luftë, ‘regjimi po sillet keq’
03/05/2026 12:06

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se së shpejti do të vlerësojë një propozim të ri për paqe të ofruar nga Teherani, por shtoi se “nuk mund ta imagjinoj” që ai të jetë i pranueshëm dhe aludoi për mundësinë e rifillimit të sulmeve ajrore ndaj Iranit. “Shumë shpejt do ta shqyrtoj planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj se do të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 vjetëve të fundit”, shkroi ai në Truth Social më 2 maj. Ai më herët u tha gazetarëve se ishte informuar për konceptin bazë të ofertës së Teheranit, por po priste që bashkëpunëtorët e tij ta njoftonin për detajet, duke aluduar për mundësinë e rifillimit të sulmeve nëse Irani “sillet keq”. “Ata [bashkëpunëtorët e SHBA-së] më treguan për konceptin e marrëveshjes. Tani do të më japin formulimin e saktë”, tha ai teksa u nis me aeroplan drejt Miamit nga Florida, ku kalon shumicën e fundjavave. I pyetur nëse mund të rifillojë sulmet ndaj Iranit, Trump tha: “Nuk dua ta them këtë. Nuk mund t’ia them këtë një gazetari. Nëse ata sillen keq, nëse bëjnë diçka të gabuar, do të shohim tani. Por, është një gjë që mund të ndodhë”. Disa orë para këtij deklarimi të Trumpit, një zyrtar i lartë iranian dha detaje për një propozim paqeje të dorëzuar nga Teherani, duke thënë se ai përbëhej nga 14 pika, përfshirë shumë prej tyre që tashmë janë refuzuar nga udhëheqësi amerikan.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54