Top News – Irani nuk heq dorë nga uraniumi / E drejta për pasurim është e panegociueshme
16/04/2025 13:56

E drejta e Iranit për të pasuruar uraniumin nuk është e negociueshme, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, përpara një raundi të dytë bisedimesh këtë fundjavë me Shtetet e Bashkuara për programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit. Araqchi iu përgjigj një komenti të bërë të martën nga negociatori i amerikan, Steve Ëitkoff, i cili tha se Teherani duhet të "ndalojë dhe eliminojë pasurimin e uraniumit" për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin. "Ne kemi dëgjuar deklarata kontradiktore nga Ëitkoff, por qëndrimet reale do të bëhen të qarta në tryezën e bisedimeve," tha Araqchi. "Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë besim në lidhje me shqetësimet e mundshme për pasurimin e uraniumit, por parimi i pasurimit nuk është i negociueshëm". Irani dhe SHBA-ja do të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh të shtunën mbi programin bërthamor të Teheranit në rritje, me presidentin Donald Trump që kërcënon me veprime ushtarake nëse nuk ka një marrëveshje. Para bisedimeve, Araqchi do t'i dërgojë një mesazh nga lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, Presidentit rus Vladimir Putin në një udhëtim në Moskë. Kremlini nuk pranoi të bëjë komente kur u pyet nëse Rusia ishte gati të merrte kontrollin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme bërthamore në të ardhmen midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. The Guardian raportoi se Teherani pritej të refuzonte një propozim të SHBA për të transferuar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në një vend të tretë si Rusia, si pjesë marrëveshjes me të cilën uashingtoni kërkon të ndalë programin bërthamor të Iranit.

Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17