Edhe pas përfundimit të konfliktit me Izraelin dhe sulmit mbi impiantet bërhtamore nga bombarduesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Irani nuk gjen qetësi. Këtë herë autoritetet kanë nisur hetimet, arrestimet e ekzekutimet e personave që dyshohen si bashkëpunëtor të Izraelit, kryesisht të inteligjencës Mossad. Ndonëse nuk ka një numër të personave të arrestuar, apo edhe atyre të ekzekutuar nga Irani, masat vijnë pas një infiltrimi të pashembullt të shërbimeve iraniane të sigurisë nga agjentë të huaj.