Top News – Irani mohon përfshirjen në sulm / ’Mbrojtje e ligjshme e Palestinës, 7 dekada shtypje’
09/10/2023 11:15

Irani ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima në fundjavë. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe një grup tjetër militant palestinez, Islamic Jihad. Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur SHBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraeli, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit. “Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB. Lufta e luftëtarëve të Hamasit nëpër qytetet e Izraelit të shtunën është më vdekjeprurësja që prej sulmeve të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur 50 vjet më parë. Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte i beftë, dhe kjo zbuloi “dështimin më të madh” të organizatave të sigurisë të Izraelit. “Ata po tentojnë të justifikojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit”, tha misioni iranian. Si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, Izraeli nisi bombardimet ndaj ndërtesave dhe shtëpive, tuneleve, xhamive dhe shtëpive të zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke i vrarë më shumë se 400 njerëz, përfshirë 20 fëmijë.

Top News- Kroacia tetë kushte Malit të Zi/ Kërkon plotësimin e tyre para anëtarësimit në BE
14/10 23:09
Top News-‘Vetëpërmbahuni nga aktet e dhunës’/ Delegacioni i BE e ambasada e SHBA thirrje për qetësi
14/10 23:09
Top News – Putin po dështon në Ukrainë! Mobilizohet NATO: Të bëjnë më shumë
14/10 15:21
Top News – Irani ndryshon taktikë lufte… / Shton sulmet në Hormuz para zgjedhjeve në SHBA
14/10 15:21
Top News – IA te furrat e televizorët tanë / Anthropic lëshon alarmin: Replikon veten brenda muajsh
14/10 15:13
Top News – Bullgaria në alarm, anijet nën sulm / I bashkohet nismës së NATO-s kundër dronëve
14/10 15:03
Top Channel/“Luftë” për buxhetin, Shqipëria “me yll”: Çfarë pritet nga samiti i BE-së në tetor!
14/10 14:38
Top News – Rusia zemëron Japoninë / Arrestohet gazetari nën akuzën për spiunazh
14/10 14:07
Top News – Digjet stacioni i trenit në Paris/ 100 zjarrfikës në ‘luftë’ me flakët, tym i zi në qiell
14/10 14:06
Top News – Hodhi në erë ‘Nord Stream’ / Ish oficeri ukrainas del në gjyq në Gjermani
14/10 13:55
Top News – Policia gjermane ‘arreston’ robotin /‘Ngacmoi seksualisht’ një vajzë, në pranga 2 të rinj
14/10 13:54
Top News – ‘Ditë e zezë për Turqinë…’ / Policia bastis televizionin opozitar, ndalon transmetimin
14/10 13:36
Top Channel/Mediat e huaja për protestën:Mori kthesë të dhunshme, studentët protestojnë për arsimin!
14/10 12:13
Top News – Meloni sërish kundër Trumpit / Marrëveshja me Rusinë, ‘zgjedhje shumë e rrezikshme’
14/10 12:04
Top News – Trump nis ‘shpimin masiv’ në Grenlandë / Naftë e gaz nën akullin 1.6 kilometra të trashë
14/10 11:55
Top News – SpaceX ndëshkon Ukrainën / Kufizon operacionet e Starlink duke penguar ushtrinë
14/10 11:55
Top News – ‘Putin tallet me Trumpin’ / Raketat hipersonike valë valë mbi Kiev, vendi në terr
14/10 11:51
Top News – Papa diagnostikohet me kancer / Vatikani konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm
14/10 11:43
Top Channel/ Papa me kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni përfundoi me sukses të plotë!
14/10 11:11
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
14/10 09:44