Irani ka marrë taksat e para nga anijet në Ngushticën e Hormuzit, tha nënkryetari i parlamentit iranian, pa saktësuar se kush i pagoi ose sa ishin ato. Hamidreza Haji Babaei, tha se të ardhurat e para të mbledhura nga taksat e vendosura për anijet që përdorin Ngushticën e Hormuzit janë depozituar tashmë në llogari në Bankën Qendrore. Para armëpushimit aktual, Teherani kishte thënë se e kishte kufizuar kalimin në ngushticë për ato që i quante vende "mike", dhe se kishte bisedime për mbledhjen e taksave nga anijet që kalonin nëpër ngushticë.