Top News – Irani “merr me të mirë” Amerikën: Po hoqën sanksionet, marrim masat që duan
07/03/2021 15:55

Irani e beri te qarte se është i përgatitur për të marrë masa drejt zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në momentin që Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet ndaj këtij shteti. “Irani është i gatshëm të marrë masa kompensuese, bazuar në marrëveshjen bërthamore dhe të përmbushë detyrimet pasi të hiqen sanksionet e paligjshme amerikane dhe pasi të braktiset politika e kërcënimeve dhe presionit”, ka thënë presidenti iranian Hassan Rohani më 7 mars. Rohani i ka bërë këto komente teksa ka pranuar ministrin e Jashtëm irlandez, Simon Coveney, i cili po bën përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Irlanda nuk është pjesë e marrëveshjes, mirëpo Dublini ka rol si ndërmjetësues për zbatim të marrëveshjes. Rohani ka kritikuar vendet evropiane, nënshkruese të marrëveshjes – Britaninë, Francën dhe Gjermaninë – për mungesë përkushtimi ndaj marrëveshje duke thënë se Irani “është pala e vetme që ka paguar çmimin e saj”. Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë shenja gatishmërie për të zbatuar marrëveshjen, por insiston që Irani fillimisht t’iu kthehet përkushtimeve bërthamore. Ish-presidenti amerikan Donald Trump u terhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në 2018, e cila parashikon kufizimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve. Administrata Trump pati thënë se marrëveshja nuk përfshin programin e raketave balistike të Iranit, dhe mbështetjen për grupet rajonale, të cilat Uashingtoni i konsideron terroriste. Pas tërheqjes nga marrëveshja më 2018, Shtetet e Bashkuara i rikthyen sanksionet gjunjëzuese për ekonominë e republikës islamike, dhe ajo u përgjigj duke braktisur gradualisht disa pika të marrëveshjes.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB