Top News/ Irani mbyll gjithë aeroportet…Priste hakmarrjen e Izraelit në një vjetorin e luftës
07/10/2024 12:08

Irani anuloi të gjitha fluturimet në vend ndërsa po përgatitet për një sulm të mundshëm hakmarrës nga Izraeli. Forcat mbrojtëse të Izraelit po përgatiten të godasin Iranin në shenjë hakmarrjeje për breshërinë me 180 raketa që Ayatollahu nisi kundër vendit të martën e kaluar. Por disa orë pas njoftimit fillestar, fluturimet u lejuan të rifillonin në aeroportet e vendit. Nuk është ende e qartë nëse Irani i ndaloi fluturimet sepse besonte se Izraeli do ta godiste atë brenda natës apo kishte ndonjë arsye tjetër. Irani gjithashtu zbatoi kufizime në hapësirën ajrore kur lëshoi valët e raketave kundër Izraelit. Ky i fundit është zotuar se do të hakmerret - por shënjestrat që do të godasë nuk janë plotësisht të qarta, me presidentin amerikan Joe Biden që bëri një koment të çuditshëm rreth mundësisë së goditjes së fushave të naftës. Edhe zyrtarët izraelitë sinjalizojnë se objektet e naftës në iran do të jenë shënjestra të mundshme, por me gjasë do të ketë edhe vrasje të shënjestruara dhe planifikuara si edhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore të Iranit. Imazhet e reja satelitore të publikuara së fundmi zbuluan se ankorimi tani është bosh për herë të parë që nga nëntori. Ishulli Kharg, rreth 32 km në perëndim të Iranit, në Gjirin Persik, mban një terminal nafte përmes të cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të Iranit. Dhe të paktën sipas të dhënave paraprake, ushtria izraelite do ta përzgjidhte atë si një nga shënjestrat kryesore.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20