Irani ka kundërshtuar kërcënimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të ashtuquajturën “Ditë D ekonomike”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të imponuar presion ekonomik mbi shtetet sovrane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se kërcënimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit përbën një “pohim të sovranitetit ekstraterritorial” mbi shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Trump paralajmëroi më 19 gusht për një “operacion shkatërrues ekonomik” kundër Iranit, duke paralajmëruar gjithashtu se vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Teheranin do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.