Dy dronë të armatosur, mbi njërin prej të cilëve ishte shkruar: Hakmarrja e Suleimanit, u rrëzuan të hënën ndërsa po i afroheshin një baze ushtarake amerikane në Irak. Sulmi vjen ndërsa irani dhe aleatët e tij në irak shënuan përvjetorin e dytë të vrasjes së gjeneralit më të lartë iranian Qassem Soleimani. Ky i fundit u vra në një sulm me dron afër aeroportit të Bagdadit, sulm ai i urdhëruar nga presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump.