Top News – Irani kërcënon Trumpin / Rojat Revolucionare: ’Do hakmerremi ndaj çdo sulmi’
16/03/2025 13:07

Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi të dielën me përgjigje "vendimtare" ndaj çdo sulmi, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi një valë sulmesh ajrore kundër rebelëve Huthi të Jemenit dhe paralajmëroi Teheranin të ndalonte mbështetjen e grupit. Të shtunën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin nisur "aksionin ushtarak vendimtar dhe të fuqishëm" për t'i dhënë fund kërcënimit Huthi ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe paralajmëroi se mbështetja e Iranit për rebelët "duhet të përfundojë menjëherë". Një zyrtar shëndetësor i lëvizjes Huthi tha se sulmet kishin vrarë 31 njerëz. Shefi i Gardës iraniane Hossein Salami denoncoi kërcënimet e Trumpit në një fjalim të dielën, duke shtuar se "Irani nuk do të bëjë luftë, por nëse dikush kërcënon, ai do të japë përgjigjet e duhura, vendimtare dhe përfundimtare". Komandanti i quajti Huthit "përfaqësues të Jemenasve", duke shtuar se grupi i mori "vendimet strategjike dhe operacionale" në mënyrë të pavarur. Në janar 2020, gjatë mandatit të parë të Trump, SHBA vrau komandantin e operacioneve të jashtme të Gardës, Qassem Soleimani, në një sulm me dron në Bagdad. Ditë më vonë, Irani u hakmor duke lëshuar raketa në bazat në Irak ku strehoheshin trupat amerikane dhe ato të koalicionit. Asnjë ushtar amerikan nuk u vra, por Uashingtoni tha se dhjetëra trupa pësuan lëndime traumatike.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34