“Termocentralet në vendet rajonale që strehojnë bazat amerikane do të konsiderohen objektiva legjitime”, deklaroi Irani duke iu kundërpërgjigjur ultimatumit të Trump. Infrastruktura dhe objektet kritike të energjisë në Lindjen e Mesme mund të “shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme”, përsëriti kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, në komentet e postuara në X. Ai përsëriti se infrastruktura rajonale do të bëhej gjithashtu “objektiva legjitime” nëse goditen objektet e Iranit. Kryetari i parlamentit iranian akuzon Trumpin për 'lajme të rreme' mbi bisedimet SHBA-Iran. Ai tha të hënën se nuk janë zhvilluar "negociata" me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se bisedimet ishin duke vazhduar. “Nuk janë zhvilluar negociata me SHBA-në dhe lajmet e rreme përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t'i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar SHBA-ja dhe Izraeli ”, tha Ghalibaf në një postim në X.