Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur qëndrim të unifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump, pas sulmeve në Iran. Përmes një videomesazhi, Netanyahu tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion të përbashkët kundër Iranit, duke e cilësuar regjimin në Teheran si një “kërcënim ekzistencial”. Ai theksoi se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore dhe se ky operacioni synon pikërisht eliminimin e këtij rreziku.