Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë. Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “parreshtur” që të lirohet 33-vjeçari. Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga Neë York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.