Top News/ Irani ‘i shpall luftë’ SHBA-së e Izraelit / Premton përgjigje të ashpër pas shpërthimeve
04/01/2024 12:01

Një ndihmës i presidentit të Iranit fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për shpërthimet që vranë të paktën 95 persona një ditë më parë, gjatë ceremonive të përkujtimit për një ish-komandant iranian të vrarë katër vjet më parë në një sulm ajror amerikan. Departamenti i Shtetit tha se asnjë nga vendet nuk ishte përfshirë në dy shpërthimet e regjistruara. Incidenti ka ndezur frikën e zgjerimit të konfliktit në rajon ndërkohë që Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit, ndërsa rebelët Huthi me bazë në Jemen, aleatë me Iranin, vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Të paktën 95 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë raportohet se u plagosën nga shpërthimet që ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020. Shpërthimet ndodhën në qytetin Kerman, ku është varrosur Soleimani, 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran. Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë sugjerimet se Izraeli ose Uashingtoni qëndronin pas shpërthimeve. "Shtetet e Bashkuara nuk është përfshirë në asnjë mënyrë dhe çdo sugjerim për të kundërtën është qesharak", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller. “Ne nuk kemi as arsye të besojmë se Izraeli ishte i përfshirë në këtë shpërthim”, shtoi ai. Por, Mohammad Jamshidi, një zëvendës politik i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, tha më vonë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë "përgjegjësi" për tragjedinë. “Përgjegjësia për këtë krim është e SHBA-së dhe e regjimeve zioniste dhe terrorizmi është vetëm një mjet”, tha ai pa dhënë asnjë argument për këto pretendime. Presidenti Raisi kishte thënë më herët në një deklaratë se, “autorët... e këtij akti frikacak do të identifikohen dhe për aktin e tyre do të ndëshkohen së shpejti nga forcat e sigurisë dhe rendit”. Disa raporte të publikuara të enjten thonë se numri i të vdekurve është më shumë se 100, me 211 të tjerë të plagosur.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04