Top News – Irani i kthehet diplomacisë me SHBA / Do të evitojë një sulm të mundshëm amerikan
02/02/2026 12:08

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha të hënën se Irani po shqyrton detajet e proceseve të ndryshme diplomatike për të menaxhuar tensionet me SHBA-në, duke shtuar se Teherani shpreson për rezultate në ditët në vijim. Mes një grumbullimi masiv ushtarak të Marinës Amerikane pranë Iranit, Presidenti Amerikan Donald Trump u tha gazetarëve javën e kaluar se Irani po "bisedonte seriozisht" me Uashingtonin, disa orë pasi zyrtari më i lartë i sigurisë së Teheranit, Ali Larijani, tha në X se ishin duke u zhvilluar marrëveshjet për negociata. "Vendet rajonale janë ndërmjetësi për mesazhet që janë shkëmbyer. Janë shkëmbyer pika të ndryshme dhe aktualisht po vendosim dhe po shqyrtojmë detajet e secilit proces diplomatik që shpresojmë se do të sjellë rezultate në ditët në vijim", tha zëdhënësi. "Kjo ka të bëjë me procesin dhe kornizën e bisedimeve", shtoi ai. Një ditë më parë, ajatollahu Ali Khamenedi paralajmëroi SHBA-në kundër një sulmi mbi iranin, pasi sipas tij, kjo do të shkaktonte një luftë rajonale. Pas përgjigjes vdekjeprurëse të autoriteteve iraniane ndaj protestave antiqeveritare që arritën kulmin muajin e kaluar, Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake dhe ka urdhëruar dërgimin e një grupi sulmi në Lindjen e Mesme. I pyetur në lidhje me paralajmërimin e udhëheqësit iranian, Trump u tha gazetarëve të dielën: "Sigurisht që ai do ta thotë këtë. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, atëherë do të zbulojmë nëse ai kishte të drejtë apo jo", tha Trump.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB