Top News/ Irani i bën presion vendeve të Gjirit: Mos lejoni Izraelin të përdorë hapësirën ajrore
09/10/2024 11:54

Teherani u ka thënë shteteve arabe të Gjirit se do të ishte "e papranueshme" nëse ato do të lejonin përdorimin e hapësirës së tyre ajrore ose bazave ushtarake kundër Iranit dhe paralajmëroi se çdo veprim i tillë do të sillte një përgjigje, tha një zyrtar i lartë iranian. Komentet vijnë në mes të shqetësimit në rritje për hakmarrjen e mundshme izraelite për sulmin iranian me raketa të javës së kaluar, ndërsa ministri i jashtëm i Iranit Abbas Araqchi u drejtua për në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit për bisedime të mërkurën. Kjo pason diskutimet mes Iranit dhe kryeqyteteve arabe të Gjirit javën e kaluar në margjinat e një konference të Azisë në Katar, kur shtetet e Gjirit kërkuan të sigurojnë Iranin për neutralitetin e tyre në çdo konflikt midis Teheranit dhe Izraelit. "Irani e bëri të qartë se çdo veprim i një vendi të Gjirit Persik kundër Teheranit, qoftë përmes përdorimit të hapësirës ajrore apo bazave ushtarake, do të konsiderohet nga Teherani si një veprim i ndërmarrë nga i gjithë grupi dhe Teherani do të përgjigjet në përputhje me rrethanat," tha zyrtari i lartë iranian. Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të mbajë një telefonatë të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që do të përfshijë edhe diskutimin e çdo plani për të goditur Iranin, sipas një personi të njohur me këtë çështje. Biden tha të premten e kaluar se do të mendonte për alternativa të tjera përvec goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit. Javën e kaluar ai tha gjithashtu se nuk do të mbështeste Izraelin që të godiste objektet bërthamore iraniane.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB