Kreu i organizatës për energjinë bërthamore në Iran, Mohammad Eslami, thotë se Republika Islamike ka tashmë aftësitë teknike për të prodhuar bombën bërthamore. Por, ai shtoi se vendi i tij nuk ka qëllime të tilla, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Fars. Komentet e Eslamit janë të ngjashme me deklaratat e bëra muajin e kaluar nga Kamal Kharrazi, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.