“Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, po ushtron presion mbi Shtetet e Bashkuara që të çojnë përpara luftën në Iran dhe të përmbysin regjimin”. kështu shkruan gazeta New York Times. Sipas gazetës New York Times ai ka këmbëngulur prej ditësh se fushata ushtarake SHBA-Izrael përfaqëson një “mundësi historike” për të riformësuar Lindjen e Mesme. Sipas tij, Irani përbën një kërcënim afatgjatë për Gjirin dhe se mund të eliminohet vetëm duke “hequr qafe” qeverinë. Nëse konflikti zgjatet, Irani mund të vendosë të synojë gjithnjë e më shumë instalimet saudite të naftës dhe Shtetet e Bashkuara do të gjenden të zhytura në një luftë të pafundme. Zyrtarisht, Riadi i mohoi akuzat. “Mbretëria e Arabisë Saudite ka mbështetur gjithmonë një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, edhe para se të fillonte”, thuhet në deklaratë.