Top News/ Irani do të ekzekutonte Netanyahun / Zbulohet komploti, arrestohet një qytetar izraelit
19/09/2024 15:07

Policia në Izrael ka arrestuar një qytetar izraelit, që pretendon se ishte rekrutuar nga Irani për të vrarë zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, thanë autoritetet më 19 shtator. “Një qytetar izraelite ishte rekrutuar nga inteligjencës iraniane për të vrarë figura izraelite. Ai ishte futur dy herë fshehurazi në Iran dhe kishte pranuar pagesa për të kryer misione”, tha policia dhe Shin Bet. Në mesin e personave të shënjestruar, sipas njoftimit, ishin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shefi i shërbimit të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Sipas një dokumenti të gjykatës, që e ka siguruar AFP-ja, personi i arrestuar u identifikua si Mordechai Maman nga Ashkeloni, i lindur më 1952. Në këtë dokument thuhet se ai është arrestuar që nga 29 gushti. Në deklaratën e përbashkët të institucioneve të sigurisë u tha se i arrestuari ishte “një biznesmen që ka jetuar në Turqi për një kohë të gjatë” dhe mbante kontakte me turqit dhe iranianët të cilët e njoftuan atë përmes telefonit me një biznesmen iranian të quajtur Eddie. Izraeli pretendoi se ka kishte vizituar Iranin në maj të këtij viti, ishte takuar me Eddiem, por Eddie “kishte pasur vështirësi” që të largohej nga Irani. Po ashtu u tha se i arrestuari ishte takuar me dikë që quhej Hajjah, që e kishte prezantuar me një operativ të sigurisë iraniane. Izraeli tha gjatë këtij udhëtimi të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente misione të sigurisë në Izrael, përfshirë transferimin “e parave apo armëve”, të fotografonte vende publike të frekuentuara dhe që të kërcënonte izraelitë të tjerë, në mënyrë që të rekrutoheshin nga Teherani. Autoritetet izraelite pretenduan se ai kishte shkuar në mënyrë të paligjshme në Iran në gusht dhe derisa ishte atje, “ai u takua me agjentë të tjerë të inteligjencës iraniane dhe iu kërkua që të kryente aktivitete terroriste për Iranin në tokën izraelite, përfshirë vrasje”. Disa nga personat, që ishte propozuar të vriteshin, sipas Izraelit, synohej të shënjestroheshin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, u tha në njoftim. Haniyeh ishte vrarë në Teheran gjatë korrikut. Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen, por Izraeli nuk është deklaruar për këtë ngjarje. Në njoftimin e autoriteteve izraelite u tha po ashtu se të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente edhe detyra shtesë, përfshirë rekrutimin e anëtarëve të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, që të punonin si agjentë të dyfishtë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04