Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet amerikane që përpiqen të rihapin Ngushticën e Hormuzit. Paralajmërimi vjen në kohën kur SHBA-ja po zhvillon një operacion detar, për të shoqëruar dhe nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona anijet e bllokuara. Më shumë se 800 anije dhe rreth 20.000 anëtarë ekuipazhi mbeten të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike për furnizimin global me naftë.