Presidenti i Iranit Ebrahim Raishi telefonoi homologun etij egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi, në një tentativë për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Lajmin e raportoi televizioni shtetëror Iranian, i cili theksoi ndër të tjera se dy liderët biseduan gjatë për situatën e krijuar në Rripin e Gazës, por edhe për të gjetur rrugë për intensifikimin e bashkëpunimit.