Top News/ Irani çon qindra raketa balistike në Rusi / Fateh-110 e Zolfaghar, nga 300 në 700 km larg
22/02/2024 14:34

Irani ka furnizuar rusinë me një numër të madh raketash balistike tokë tokë, thonë të paktën gjashtë burime për agjencinë e lajmeve Reuters, duke thelluar kështu bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve që janë nën sanksione perëndimore. Dërgesa e iranit e rreth 400 raketave, përfshin shumë nga familja Fateh 110, armë balistike me rreze të shkurtër veprimi, dhe Zolfaghar. Raketa e lëvizshme mund të godasë shënjestra në një distancë nga 300 deri në 700 km, thonë ekspertët. Ministria iraniane e mbrojtjes dhe rojat revolucionare, një forcë elitë që mbikqyr programin balistik të iranit, nuk kanë bërë komente pas publikimit të raportit. Edhe ministria ruse e mbrojtjes ka heshtur. Dërgesat nisën në fillim të janarit pasi një marrëveshje u finalizua në takimet e zhvilluara në fund të vitit të kaluar mes zyrtarëve ushtarakë iranianë dhe atyre rusë, që u mbajtën në Teheran dhe Moskë. NJë zyrtar iranian, që si burimet e tjera nuk donte të identifikohej, tha se ka patur të paktën katër ngarkesa me raketa që janë dërguar dhe do të ketë ngarkesa të tjera në javët në vijim. Sipas një zyrtari tjetër iranian, disa prej raketave janë dërguar në rusi me anije, përmes detit kaspik ndërsa të tjera janë transportuar me avion. “Nuk ka asnjë arsye që ta mbajmë të fshehtë. Do të ketë akoma më shumë dërgesa. Ne na lejohet të eksportojmë armë në cdo vend që të duam”, thotë zyrtari Iranian.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37