Top News – Irani blen avionë luftarakë rusë / Marrëveshje për SU-35, ‘farkëtohet’ aleanca
12/03/2023 11:51

Media shtetërore iraniane raportuan të shtunën se Teherani ka arritur marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar SU-35 nga Rusia. Mediat cituan misionin e Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. "Irani ka kërkuar nga disa vende që të shqyrtojnë mundësinë që t’i shesin Tehranit avionë luftarakë dhe Rusia është përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë”, thuhet në raportimin e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që citonte misionin në OKB. Në raportimet e mediave nuk janë dhënë detaje të marrëveshjes, e as komente nga pala ruse. Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, e ka akuzuar Rusinë se po e mbështet Iranin me ndihma ushtarake – përfshirë këtu furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë. Kjo u tha se është pjesë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve, pasi që Teherani e mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia përmes furnizimit të ushtrisë ruse me dronë. Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha në dhjetor se, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Rusia po i ofronte Iranit “mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe teknike që po e transferon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë të mbrojtjes”. Kirby tha se Rusia dhe Irani po e shqyrtonin mundësinë e ndërtimit të një linje montimi të dronëve në Rusi, ndërsa Rusia po ushtron pilotë iranianë për avionin luftarak Sukhoi SU-35, “me të cilin mund të furnizohet Irani brenda vitit”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55