Irani do të zhvillojë bisedime me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë, më 29 nëntor, lidhur me çështjet bërthamore dhe ato rajonale, ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagai. Ai nuk ka treguar se ku do të zhvillohen bisedimet, por agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo, ka raportuar më herët gjatë ditës së përfaqësuesit e katër vendeve do të takohen në Gjenevë të Zvicrës. Ky njoftim është bërë disa ditë pasi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore, miratoi një rezolutë kundër Iranit.