Irani lëshoi një satelit në hapësirë të shtunën me një raketë të ndërtuar nga Garda Revolucionare e vendit, raportoi media shtetërore, zhvillimi më i fundit ky në një program që Perëndimi druan se e ndihmon Teheranin të avancojë programin e tij të raketave balistike. Irani e përshkroi lëshimin si një sukses, dhe ky do të ishte lëshimi i dytë i këtij lloji për të vendosur një satelit në orbitë.