Top News/ Iraku kundër SHBA: Akt armiqësor! / Dënohen sulmet ajrore amerikane në tokë irakiane
27/12/2023 11:46

Iraku dënoi të martën sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në territorin irakian, duke i quajtur ato një "akt armiqësor" dhe një shkelje të sovranitetit të Irakut. Forcat amerikane kryen sulmet të hënën, të cilat kishin në shënjestër milicitë e mbështetura nga Irani në Irak në përgjigje të një sulmi me dron më herët atë ditë që plagosi tre ushtarë amerikanë. Sipas zyrtarëve irakianë, nga sulmet amerikane u vra një anëtar i forcave irakiane të sigurisë dhe u plagosën 18 persona të tjerë, përfshirë civilë. Qeveria i quajti sulmet e Shteteve të Bashkuara “një shkelje të papranueshme të sovranitetit të Irakut”, thuhet në një deklaratë të qeverisë në Bagdad. Deklarata theksoi gjithashtu se sulme të ngjashme nga grupet e armatosura ndaj këshilltarëve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara janë akte armiqësore dhe shkelin sovranitetin e Irakut, një qëndrim, që grupi “Kataib Hezbollah” e kritikoi. "Ne i paralajmërojmë ata me shpirtra të dobët, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulëti, të mos testojnë durimin tonë", tha Abu Ali al-Askari, zyrtar për sigurinë i grupit “Kataib Hezbollah”. Një breshëri raketash u hodhën të martën në mëngjes kundër forcave të amerikane dhe aleatëve në Al-Shaddadi, një bazë patrullimi amerikane në Siri, tha një zyrtar ushtarak amerikan. Nuk ka patur dëme apo viktima, tha zyrtari. Sulmet amerikane të së hënës kishin në shënjestër tre qendra të përdorura nga grupi “Kataib Hezbollah” dhe grupe të tjera, tha përmes një deklarate Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur grupin “Kataib Hezbollah” organizatë terroriste.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04