Cmimi Nobel në Kimi i ka shkuar këtë vit Carolyn Bertozzi, Morton Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në lidhjen e molekulave së bashku, që njihet edhe si kimia e klikimeve. Fituesit do të ndajnë një cmim monetar prej 900 mijë dollarësh. Puna e tyre, shfrytëzohet për eksplorimin e qelizave dhe ndjekjen e proceseve biologjike dhe mund të aplikohet në ilacet që trajtojnë kancerin.