Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar propozimin e mazhorancës për të miratuar për herë të tretë ligjin për “Investimet Strategjike”. Përmes një reagimi në rrjete sociale Tabaku shkruan se ky ligj është “i qepur për interesat e një klientele të vogël dhe nuk ofron asnjë vlerë të shtuar për ekonominë dhe investimet e huaja”.