Përpjekja e autoriteteve për të nisur punimet për ndërtimin e stacionit të pompave që do të çojë ujë në zonat bregdetare të Dhërmiut dhe Palasës dështoi këtë të martë. Shkak u bë protesta e banorëve të fshatit të Tragjasit, ku projekti parashikon prishjen e stacionit aktual të ujit të pijshëm dhe ndërtimin e një të riu me tubacione shtesë. Banorët e fshatit u mblodhën sapo panë fadromën që mbërriti në stacionin e pompimit të burimit të Izvorit. Efekt përleshja