Godina e re e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ pritet të përfundojë brenda këtij viti. Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se parashikohet rritja e kapaciteteve përsa i përket shërbimeve të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, sallave të lindjes dhe reanimacionit.