Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan nga afër punimet në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto investime sjellin një pafundësi të mirash për banorët e zonës, duke shtuar se ato ndikojnë në rritjen e vlerës e pronës në të dyja krahët e saj.