Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e disa projekteve publike në zonën e Beratit. Një nga këto projekte, është ndërrimi i rrugës së re të kalasë që do të mundësojë arritshmëri të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe do të çlirojë përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë. kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo tha se ky ishte një investim strategjik për qytetin.