Takimi i radhës elektoral i kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako ishte në njësinë administrative Sukth, nga ku nënvizoi investimet që janë bërë për banorët e kësaj zone me ndërtimin e pesë shkollave dhe kopshteve të reja dhe furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. Kryebashkiakja Sako u shpreh se brenda vitit të ardhshëm do të përfundojnë të gjitha banesat që po ndërtohen me programin e rindërtimit si dhe shkolla e re në Vadardhë. Në programin e ardhshëm 4-vjeçar, Sako ka përfshirë rikonstruktimin e dy terrene sportive në Sukth, ndërkohë që investimeve në arsim dhe sport iu vjen në ndihmë edhe Akademia e Sporteve që do të ngrihet pranë universitetit në Spitallë, ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme do të stërviten nga trainerë të skuadrës së Manchester City.