Në ish Urën Vajgurore që tashmë do të mbajë emrin Dimal, bashkia ka investuar për të rikonstruktuar 10 sheshe të reja. Në një ceremoni të ndërthurur me aktivitetin kujturor-argetues që zgjat një muaj ‘ura summer fest’, Ministri i Turizmit Blendi Klosi së bashku me Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema inaguruan sheshin qëndror të qytetit. Ministri klosi tha se Dimali mund të konsiderohet si Ura hyrëse e një qarku turistik, dhe te sherbejë e si një ndalesë për të ofruar agro-turizëm e me shumejetë kulturore.