Për herë të parë pas marrjes në pyetje nga prokuroria e posaçme, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prononcua në një intervistë ekskluzive në emisionin Breaking me gazetarin e Top Neës, Xhoi Malësia. Veliaj insistoi se e kishte kërkuar vetë prej kohës takimin në godinën e qelqtë të SPAK, teksa dha një shpjegim edhe për marrëdhëniet aktuale me kryeministrin Edi Rama.