Organizatori i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Ish-nënkryetari e Listës Serbe, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku, është marrë në pyetje për ngjarjen nga autoritetet serbe dhe është lënë i lirë, ndërkohë që kërkohet gjithashtu dhe nga autoritetet kosovare.