Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 2022. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Florind Ramën, i cili ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL për një ngjarje kriminale në Marbella të Spanjës. Arrestimi i tij u krye nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas ndalimit, kanë nisur procedurat për verifikimin e plotë të aktivitetit të tij, ndërsa pritet edhe ekstradimi drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura. Ndërkohë, hetuesit në Kolumbi po shqyrtojnë edhe lidhjet e mundshme të tij me rrjete të trafikut të drogës në rajon, duke qenë se zona ku u arrestua njihet për aktivitet të grupeve kriminale.