Demokratët pretendojnë se në ambicien e qeverisë për të rijetëzuar industinë ushtarake, po favorizohen njerëz të afërt me kryeministrin Edi Rama. Dhe për këtë, i referohen krijimit të ‘TIMAK Defence’, ku shteti shqiptar zotëron vetëm 20 për qind të aksioneve përmes shoqërisë shtetërore, KAYO, ndërkohë që sipas opozitës, 49 për qind e aksioneve i janë shitur për vetëm 490 euro shtetasit izraelit Ron Yeffet.