Socialistet ju pergjigjen me 74 kartona te kuq kerkeses se demokrateve, qe shefi i ekzekutivit, Edi Rama te vije ne Kuvend dhe te jape llogari per motivet qe e shtyne Kryeministrine ta konsideronte veten pale dhe ta dergonte vendimin qe pezullon Belinda Ballukun nga detyrat qeveritare, ne Gjykaten Kushtetuese. “Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin në zyrë avokatie ndaj një të pandehure. Pse do duhet kryeministri të bëhet palë në një çështje ku nuk është palë. Ai duhej të ishte këtu për të dhënë të pavërtetat e tij"