Agjencitë e inteligjencës në Evropë besojnë se Rusia ndodhet në fazat përfundimtare të përgatitjeve për të furnizuar Iranit dronë. Fluturake që më pas sipas burimeve të këtyre agjencive do të përdoren në konfliktin kundër SHBA dhe Izraelit. Financial Times duke iu referuar një zyrtari të lartë shkruan se Rusia tashmë ka ndarë informacione inteligjente me Teheranin për ta ndihmuar në shënjestrimin e forcave amerikane në rajon. Megjithatë, dërgimi i dronëve të pajisur me eksploziv do të përbënte provën e parë të mbështetjes vdekjeprurëse që nga fillimi i luftës. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje mbi shkallën e dërgesave të mundshme, por konfirmoi një raportim të gazetës “Financial Times”, sipas të cilit “raportet e inteligjencës perëndimore” tregojnë se Rusia është pranë përfundimit të një dërgese me faza të dronëve, si dhe të barnave dhe ushqimeve drejt Iranit. Përfshirja në rritje e Rusisë mund të zgjerojë dhe përshkallëzojë konfliktin e hapur të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli, i cili është kritikuar, përfshirë edhe nga disa aleatë të Uashingtonit, si i paligjshëm, me objektiva të paqartë dhe me pasoja kaotike gjeopolitike dhe ekonomike.